Erdhiii shkolla! Këto çanta nuk janë kineze, janë 100% ‘made in Albania’ (Fotot)

134

Pushimeve verore po u vjen fundi dhe ata që po presin me padurim këto ditë janë nxënësit. Në shtator ata do të rikthehen në bankat e shkollës, për të vazhduar në rrugën e tyre të dijes.

Emocionet më të veçanta, siç ndodh gjithmonë, i kanë vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Dhe dita e parë e shkollës është magjike për ta, mbetet përjetë në kujtesë. Një çantë e bukur shpine, ku do të mbajnë me kujdes librat e tyre, është dëshira e çdo fëmije. Dhe ku ka më bukur se të kesh një të tillë të prodhuar në Shqipëri?

Fabrika e Çantave “Enes” vjen me modelet e reja të çantave gati për sezonin e ri shkollor. Çanta me çmimet më të lira në treg dhe të prodhuara në vendin tonë. Në foto keni edhe disa nga modelet e reja.

Mëso shqip, vishu shqip!