Ermal Meta shkëlqen në SanRemo 2019, fiton zemrat e italianëve

104

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka performuar mbrëmë në teatrin Ariston të Festivalit të Sanremos 2019.

Plot një vit pasi u shpall fitues i Sanremos 2018, artisti shqiptar Ermal Meta është rikthyer në këtë Festival si i ftuar special në natën e dueteve , me këngën në garë “Abbi cura di me” të këngëtarit Simone Cristicci.

Performanca e duetit të tyre u duartrokit fort nga publiku në sallë e përcolli mjaft komente pozitive nga fansat e tyre në rrjetet sociale.

Për kritikët e muzikës italiane kënga “Abbia cura di me” e Simone Cristicchit është një nga pretenduese për t’u vlerësuar me cmimin e parë. Këngëtari shqiptar Ermal Meta qe një vlerë e shtuar që iu dha kësaj kënge e mesazhit të saj universal për lumturinë, dashurinë, vuajtjen e bukurinë e shpirtit.

“Bota sot është shumë materialiste në gjithçka, shprehet Ermal meta, e për këtë arsye kënga e Simone Cristicchit është pritur mjaft mirë nga publiku. Është një këngë që të fton të mendish e të refketosh. Kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë shprehet këngëtari shqiptar, u stepa e thashë me vete se është një këngë e mrekullueshme. Por vecantia është se këngët e Simone Crisitcchit njihen menjëherë pasi janë frut i artit të tij unik.”

“E njoh Simone Cristicchit që prej vitti 2005, është një artist që më emocionin. Kjo këngë është një poezi e vërtetë”, thotë Ermal Meta. Dhe pse sivjet nuk isha në garë, përgjegjësia në skenën e Festivalit është e njëjtë pasi je i ftuari i një miku e duhet të bësh më të mirën për të.”

Vetëm pak orë pas performimit në skenën e teatrit Ariston kënga “Abbia cura di me” e kënduar në duet nga Ermal Meta e Simone Cristicci ka një shikueshmëri rekord të videos së tyre me dhjetra mijëra klikime në portalin zyrtar të Festivalit.