Ermonela Jaho, duet me Domingon

288

Pas një viti të suksesshëm operistik, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duket se të tillë e ka nisur edhe vitin 2017.

Në ditët e para të këtij viti, më 6 janar, Jaho interpretoi me Orkestrën Shtetërore të Francës, për të udhëtuar drejt Omanit, pasi mbrëmja e së mërkurës do të jetë e veçantë për të.


Vetëm para 6 muajsh, në gusht të vitit 2016, Jaho korri një tjetër sukses operistik në karrierën e saj, duke u shfaqur krah Placido Domingos në “Coregie D’Orange”. Mbrëmja e 11 janarit do ta gjejë sërish me të njëjtin partner në skenë, por këtë herë në Operën Mbretërore të Omanit.

Pas Omanit në Lindjen e Mesme, “Traviata” dhe Ermonela në rolin e Violetës do të udhëtojnë drejt Australisë, për të interpretuar në fillim të shkurtit për herë të parë në operën e Sidnejt.

Burimi: Top Channel