Ermonela Jaho, koncert bamirësie në Tiranë

59

Sopranoja e madhe kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Fitimet e koncertit, që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Ermonela Jaho, sopranoja  shqiptare me fame botërore do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh në sallën e Katedrales Ortodokse. Duke qenë njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë”, ka përgatitur një surprizë për shqiptarët.

Lajmin e bënë të ditur vetë sopranoja e njohur nëpërmjet një posteri të koncertit, që ka protagonist edhe tre artistë të tjerë shqiptarë; Vikena Kamenicën, Enada  Hoxhën dhe Elda Laron.

Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri.