Ermonela Jaho mahnit publikun spanjoll me “Thais”

191

Tenori i njohur Placido Domingo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho kanë magjepsur publikun e Festivalit Castell de Peralada (Girona) me operën me intensitet të fuqishëm emocional, ‘Thais’.

Në shtjellimin e kësaj vepre operistike, artistët e njohur kanë magjepsur publikun me zërat e tyre të fuqishëm, nën dirigjimin e korit të Teatrit Real të Madridit.

Ermonela Jaho tashmë njihet për role të mëdha dhe të rëndësishme. Ajo deri më sot është prezantuar në teatrot më prestigjioze të botës, duke u shpërblyer shumë herë edhe me çmime të rëndësishme. Njëkohësisht Domingo është një zë i rrallë që ka fituar zemrat e spektatorëve në të gjithë botën.

”Thais” u vu për herë të parë në skenë në Operën “Garnier” të Parisit, në 16 Mars të vitit 1894.