Ermonela Jaho, njofton për koncert në Tiranë

49

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka arritur kurdoherë të mahnisë publikun e huaj me zërin e saj magjik dhe të krenojë atë vendas, ka njoftuar se do të rikthehet në muajin tetor në Tiranë për të mbajtur një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të kuazës “Fjongo Rozë”  të organizatës YWCA.

Të ardhurat që do të vijnë nga koncerti do t’i shkojnë organizatës në fjalë për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.