Ermonela Jaho shkëlqen në “Musique en Fete” në Francë

46

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka shkëlqyer në edicionin e 10-vjetorit të spektaklit “Musique en Fete” në Francë. Premiera u shfaq mbrëmjen e të premtes në kanalin televiziv francez, France 3.

Me lehtësimin e disa masave arti i është rikthyer veprimtarisë së tij dhe së fundmi sopranoja Jaho ka qenë në Spanjë e Gjermani me shfaqjet e saj.

Edicioni dhjetë i “Musique en Fete” mblodhi së bashku artistë, interpretues të arieve më të mëdha të operës, operetës, muzikalit dhe muzikës tradicionale dhe franceze dirigjuar nga Luciano Acocella dhe Didier Benetti.

Koncerti përfshiu pjesë nga repertori i Verdit, Donizettit dhe Bellinit dhe u transmetuan në zemër të teatrit të famshëm antik D’Orange.