“EU4Schools”, rihap dyert kopshti “Bleta Punëtore” në Rubik

6
Edhe kopshti “Bleta Punëtore” Rubik, në Mirditë, i cili përfshin gjithashtu të vetmen çerdhe në këtë komunitet, ka çelur kohët e fundit dyert pas rindërtimit nga e para falë Programit “EU4Schools” me mjedise dinjitoze dhe bashkëkohore të standardeve më të larta evropiane.
62 fëmijë, 6 edukatore dhe 4,800 banorë të komunitetit janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi madhor për të ardhmen.
I rindërtuar sipas parimeve bazë të “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë së Bashku”, në këtë objekt arsimor janë realizuar: termoizolim i fasadës; strukturë betoni e armuar;
vendosje e dyerve, dritareve, dyshemeve; instalime që përfshijnë sistemin HVAC, sistemin e mbrojtjes nga zjarri; instalime hidrosanitare për furnizimin me ujë dhe kanalizime;
CCTV, IT, rrjetëzim, instalime elektrike; kënd lojërash etj.
Bashkia Mirditë është një prej 11 bashkive të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019-të, e cila është në fokus të Programit “EU4Schools”.
Ky program financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, duke synuar rindërtimin apo riparimin e 60+ objekteve arsimore me 25,000 nxënës, fëmijë e mësues përfitues në total. Deri tani në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 40 objekte arsimore, ndërsa 15 të tjera janë aktualisht në proces
rindërtimi/riparimi.
EU4Scools ndërton objektet arsimore të së ardhmes.
/ata.gov.al