”Euro 2020”/ Ja kënga zyrtare e përfaqësueses së Kosovës

36

Gol duam Gol

“Gol duam gol” .. Ju prezantojmë këngën për përfaqësuesen e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020” e realizuar ne bashkëpunim me Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova , tifozat më të zjarrtë në planet “ Dardanët” dhe #BordineBordëve.Ky është versioni me tekst i këngës,video klipi zyrtar xhirohet me datë 25 mars gjatë ndeshjes Kosovë – Bullgari , në stadionin "Fadil Vokrri"Këndojnë: Jehona Lumi & Florent AbrashiProducent : Rinor Ukimeri (RRecords)Organizator: Emir KrasniqiRipërpunim i këngës së grupit “Lindja”.Hajde Kosovë , allez ?????? …

Posted by RRecords on Sunday, March 17, 2019

Është publikuar kënga ‘Gol duam gol’ e cila është edhe këngë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës. Në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tifozëve, Dardanëve, është publikuar kënga që do ta shoqërojë përfaqësuesen e Kosovës gjatë eliminatoreve për kampionatin evropian, Euro 2020.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio me tekst, ndërsa videoklipi i këngës do të xhirohet më 25 mars, gjatë lojës së Kosovës me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Këngën e këndojnë Jehona Lumi dhe Florent Abrashi. Producent i këngës është Rinor Ukimeri dhe organizator Emir Krasniqi, ndërsa është përpunim i këngës së grupit ‘Lindja’.