Eurodeputetja me origjinë shqiptare lobon për negociatat për Shqipërinë

15

Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, midis të tjerëve, është frenuese. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që t’i thonë ‘po’ hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”, thotë Kokalari.