Euroja fiton terren, zbret lehtë dollari amerikan

2

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,37 lekë, ose 0,01 lekë më pak dhe euroja u forcua me 0,04 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 99,51 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 115,10 lekë, ose 0,67 lekë më shumë se ditën e premte dhe  franga zvicerane humbi terren në këmbim me lekun me 0,12 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 106,86 lekë.

Referenca: ata.gov.al