Euroja këmbehet me 99,18 lekë, dollari zbret në nivelin 92,77 lekë

3

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku vijon të fitojë pikë kundrejt dollarit amerikan.

Sipas kursit të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan preku nivelin 92,77 lekë, duke zbritur me 1,58 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërsa një euro u këmbye me 99,18 lekë, ose 0,05 lekë më shumë se dje.

Paundi britanik u këmbye me 118, 93 lekë ose 1,02 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane zbriti në kuotën e 104,54 lekëve ose 1,34 lekë më pak se të martën.

Ekspertët i shpjegojnë këto zhvillime në tregun valutor me sezonin veror, ku fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri vijon edhe gjatë shtatorit.

Referenca: ata.gov.al