“Euronews”: Shqipëria, atraksioni më i ri në Evropë

78

“Euronews”: Shqipëria, tërheqja turistike më e re në Europë

“Euronews”: Shqipëria, tërheqja turistike më e re në Europëhttp://ata.gov.al/2019/03/14/euronews-shqiperia-terheqja-turistike-me-e-re-ne-europe/ Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Thursday, March 14, 2019

Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.

“Teknologjia është diçka që po e përdor edhe Shqipëria për të treguar se bota e turizmit është e hapur për biznes. Ky destinacion relativisht i ri, që ndodhet në juglindje të Europës, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë turistë të huaj vitin e kaluar duke realizuar një rritje me 20% nga viti 2017. Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet vendit tonë nga “Euronews”.

“Shqipëria është fokusuar të tërheqë turistët duke ruajtur një harmoni në mbrojtje të mjediseve të saj natyrore”, përfundon “Euronews” prezantimin e Shqipërisë në këtë reportazh.