Europiani në Beograd: Atletja Luiza Gega kualifikohet në finale dhe pretendon medalje

254

Luiza Gega kualifikohet me sukses në finalen e 1500 metrave për femra, në Europianin që po zhvillohet në Beograd.

Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj duke siguruar kualifikimin direkt për në finalen që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 19:45, ku Gega synon të marrë një tjetër medalje.

28 vjecarja garoi në baterin e 3 të kualifikuese dhe regjistroi kohën e 4 minuta 13 sekonda e 40 të qindtat. Ajo u rendit e dyta në këtë bateri pas polakes, Sofia Ennaoui. Në total koha e Luiza Gegës ishte e 9-ta nga 19 garuese që u kualifikuan në 3 bateritë kualifikuese.

Rezultati i Gegës është pothuajse 3 sekonda më i mirë se ai që atletja shqiptare regjistroi vitin e kaluar në të njëjtën garë në Botërorin e Sallave të Mbyllura, ku zuri vendin e 16-të.

Burimi: Lexo.al