EUROSTAT: Shqipëria, e 4-a për përqindjen e lartë të vajzave që diplomohen në shkenca

12

Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) e rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga 37 vende, për përqindjen e lartë të vajzave që diplomohen në programet e studimit STEM (shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

Një punonjës në këta sektorë fiton mesatarisht mbi 60% më shumë se ata të punësuar në sektorët e tjerë, prandaj ky rezultat ndihmon për të ngushtuar diferencat gjinore në pagë, përmirëson situatën ekonomike dhe vetëbesimin te gratë dhe vajzat, si dhe siguron forcë pune diverse dhe të talentuar në STEM, duke promovuar një të ardhme më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

/ata.gov.al