Facebook, 1 miliard dollarë për njerëzit në nevojë

104

Facebook ka mbledhur, nga donatorë të ndryshëm, një shumë prej 1 miliard dollarësh, e cila do të shkojë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Kjo shumë është arritur në 3 vjet, që kur nisi si projekt në 2015.

Janë rreth 20 milionë që ju kanë bashkuar kësaj nisme duke dhuruar në platform përmes “Grumbullimi i fondeve” dhe “Bëni një donacion”.

Janë rreth një milion institucione OJQ, në 19 vende, të cilat mund të marrin donacione direkte përmes FB.

Disa nga entet jofitimprurëse janë Leukemia (AIL), Save the Children Itali, Emergjenca, Shoqata Italiane e Sklerozës Multiple (AIS) dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve (ENPA).