Përdoruesit e Facebook do të duhet tashmë të zgjedhin aktivizimin e njohjes së fytyrës nëse dëshirojnë ta përdorin atë për t’u identifikuar në fotot e postuara në rrjetin social, theksoi sot platforma.
Teknologjia e njohjes së fytyrës identifikon automatikisht personat në fotot e postuara në rrjetin social Facebook, nëse këto janë miqtë e përdoruesve. Këta mund të zgjedhin atëherë t’i identifikojnë fotot me emrat e tyre.
Që prej më shumë se dy vitesh, ky funksion do të shkojë më tej duke sinjalizuar përdoruesit kur shfaqen në imazhet e postuara në rrjetet sociale nga miqtë e tyre.
Tashmë, personat që përdorin këtë opsion ose që i bashkohen rrjetit do të duhet të zgjedhin aktivizimin ose jo të kësaj teknologjie