Kompania Facebook është duke kërkuar metoda për mbajtjen e lidhjeve të internetit në raste emergjente. Në të kaluarën, kompania ka tentuar që një gjë të tillë ta bëjë përmes dronëve, por së fundit ka ardhur deri tek ideja që të testojë helikopterin-dron.
Ai do të jetë në gjendje të arrijë të njëjtën gjë, por dallimi do të jetë se kjo pajisje duhet të qëndrojë në ajër me muaj të tërë. Kompania parashikon që pajisjen ta përdorë në rastet kur nevojitet reagim urgjent, siç janë katastrofat natyrore, tek infrastruktura e dëmtuar.
Burimi: Lexo.al