Facebook transmeton ndeshjet e Champions League për vendet e Amerikës Latine

180

Facebook do të transmetojë drejtpërdrejë ndeshjet e Champions League dhe ndeshjet e Superkupës Evropiane. Bëhet fjalë për 32 ndeshje në sezon. Shumë lojtarë amerikano-jugorë luajnë në skuadrat më të mëdha evropiane, duke e bërë kështu shumë tërheqës kompeticionin e Champions League për fansat argjentinas, kolumbianë, uruguajanë etj.

Kontrata e UEFA-s me Facebook-un do të zgjasë nga viti 2018 në vitin 2021 dhe ka nisur të zbatohet që me Superkupën e këtij edicioni, atë mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.