Fairphone, një smartphone ekologjik

364

Fairphone është një kompani që ndërton dhe projekton smartphone ekologjik, ose më mirë me një ndikim të vogël në mjedis gjatë realizimit të pajisjes. Gjatë Mobile World Congress 2017 në Barcelonë, shoqëria deklaroi se dëshiron të realizojë edhe ora apo kompjuterë tërësisht “të gjelbër”.

Fairphone 2 është një smartphone që përdor materiale që nuk ndotin mjedisin. Dizajni është projektuar në mënyrë të tillë që t’i bëjë më të lehta riparimet dhe zëvendësimet duke shmangur shpërdorimet.

Faiphone nuk do t’i mjaftojnë kompjuterët dhe orët inteligjente për të konkurruar Apple apo Samsung, por një gjë është e sigurt, sa më shumë të përhapen këto lloj pajisjesh, do të rritet edhe numri i përdoruesve që do të blejnë vetëm smartphone, tablet dhe kompjuter miqësorë ndaj mjedisit.