Fakte interesante/ Si u shpall Tirana kryeqytet i Shqipërisë 103 vite më parë

84

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në janar 1925.

Pas vitit 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit.

Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 qyteti kishte 12.453 banorë.

Fakte interesante

Emri i Tiranës përmendet për herë të parë në një dokument venecian në vitin 1418

Dokumentimi i parë për popullsinë e Tiranës është përpiluar nga pushtuesit Osman në vitet 1431-1432 që zbulojnë 1000 banesa dhe 7300 banorë.

Në dokumentimin e vitit 1583 Tirana kishte 20 000 banorë

Në 1769 Tirana dhe rrethinat e eksportuan 2600 fuçi me vaj ulliri

Në fillim të shekullit XX Tirana kishte 140 000 rrënjë ullinj dhe 400 mullinj vaji, ndërsa tregu numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250 000 banorë, ndërsa tani ajo numron më shumë se 1 milion.