Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të 5425 ish-ushtarakëve rreth 1 miliard lekë të reja për pensionet. Ky vendim ka hyrë në zbatim prej datës 1 nëntor 2016.
Sipas këtij vendimi, shlyerja e pagesave nis në nëntor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017. Sipas vendimit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se: “Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017″.
Pra, pagesat që shteti u detyrohet mbi pesëmijë ish-ushtarakëve do të paguhen në 7 këste të barabarta për shtatë muaj.