Familja në gjakmarrje, 7 vjeçarja regjistohet në shkollë

214

E mitura në Malësinë e Madhe familja e të cilës është në gjakmarrje është regjistuar në shkollë.

Pasi rasti i saj u bë mediatik në emisionin Fiks Fare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ndërhyrë nëpërmjet stukturave të tyre dhe kanë bërë të mundur që vajza 7 vjeçare të regjistrohet dhe vazhdojë shkollën për të mos humbur as edhe një ditë.

Agjencia Shteterore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëv ka refreruar rastin për ndjekje tek NJMF në bashkinë Malësia e Madhe dhe vazja është pajisur me libra dhe veshmbathje.