Family Hospital, ‘ilaçi’ më i mirë që i ka ndodhur qytetit dhe shëndetit tonë

2

Family Hospital është një spital i iniciuar nga dy zonja ambicioze, Fabiola dhe Elona, të cilat kishin si synim dhënien e shërbimit shëndetësor për qytetarët, me profesionalizëm, shpejtësi, teknologji të lartë dhe ç’është më kryesorja me një dhembshuri dhe mirësi njerëzore njëlloj si në çdo familje.

Family Hospital është një iniciative që lidhet me dëshirën për të qenë sa më pranë qytetarëve. Që në fillim, akoma pa konkretizuar projektin, Fabiola dhe Elona kishin një ëndërr që donin të dyja ta çonin me sukses drejt realizimit. Ajo ëndërr ishte  të ofronin një përkujdesje maksimale ndaj qytetarëve, me teknologjine e fjalës së fundit dhe stafin profesional, por mbi të gjitha, të dhuronim ilaçin  me rëndësishëm, që është mirësia dhe dhembshuria njerëzore, njëlloj si në familje!

Mbi këto themele, Family Hospital i cili është i pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme ( Rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë gjimnazit “Andon Zako Cajupi”, Tiranë) u ngrit një institucion i cili funksionon me një shpirt humanist të rrallë dhe me një përgjegjshmëri të lartë profesionale.

“Humanizëm, profesionalizëm, shpejtësi, teknologji e lartë. “ Këto janë në fakt katër fjalët kyçe që përshkruajnë Family Hospital, i cili në një vit kanë marrë besimin e mbi 5000 qytetarëve dhe ka realizuar mbi 10 mijë analiza e mbi 300 nderhyrje të suksesshmë kirurgjikale.

Çdo fjalë e jona përballë shifrave është e kotë, sepse ato flasin për një besim absolut të qytetarëve ndaj Family Hospital.

 Por çfarë ofron Family Hospital?

  • Laborator Klinik, Biokimik, Hormonal, Bakterologjik etj.
  • Imazheri
  • Mjekësi familje
  • ORL
  • Pneumologji
  • Ortopedi
  • Pediatri
  • Nefrologji dhe Urologji
  • Gastroenterologji
  • Onkologji
  • Dermatologji
  • Patologji
  • Neurologji
  • Hematologji
  • Obstetrikë – Gjinekologji
  • Alergologji
  • Endokrinologji
  • Reumatologji
  • Urgjencë
  • Proktologji
  • Psikoterapi
  • Kardiologji
  • Kolonoskopi
  • Fibrogastroskopi
  • Cistoskopi
  • Sëmundje infektive
  • Kirurgji e Përgjithshme
  • Kirurgji Rikonstruktive
  • Kirurgji Maksilofaciale
  • Heath Turism
  • Transplanti i palcës së kockës në Turqi
  • Transplanti i mëlcisë në Turqi
  • Transplanti i veshkës në Turqi

Por, vlera e shtuar e padiskutuar është stafi i Family Hospital, i cili duke filluar nga stafi administrativ e duke vijuar me pjesën më të rëndësishme, atë mjekësore, është i orientuar drejt mirësisë njerëzore dhe humanizmit.

Çdo pacient në këtë spital ndihet si në familje, sepse për këtë institucion ajo që ka rëndësi është marrëdhënia njerëzore e cila është dhe ilaçi me i fuqishëm.

lexo.al