Fantastike! Një “Butrint” në Belsh, fermeri zbulon rastësisht qytetërimin antik (FOTOT)

44

Zbulohet për herë të parë një qytetërim antik në Rrasë, 3 kilometra larg qytetit të Belshit.

Një familje e zonës teksa po merrej me kultivimin e duhanit, zbuloi rrënojat antike, të cilat nxjerrin në pah banimin e këtyre zonave që në shekullin II.

Sipas institutit të Arkeologjisë ky vendbanim nuk ekzistonte i regjistruar apo i njohur për ta, madje as në hartat e ekspeditave të kryera ndër vite.

Ata deklaruan se ky zbulim është një term antike e shek II, e panjohur për sytë e publikut.

Sipas arkeologëve, terma ngjason me ato të Butrintit dhe të Dyrrahut të vjetër, që sot njihet si Durrësi.

Një zbulim i tillë do të sjellë për herë të parë ndërtimin e një guide arkeologjike në Belsh i njohur deri më sot për liqenet dhe vendbanimin ilir në malin e Gradishtës.

Baza e rrënojave të padëmtuara janë kolona clindrike rrethore me qeramikë, pllaka qeramike për shtresën e ndërtesës dhe themele me gurë.

Së fundmi Belshi është kthyer në një qytet turistik për 85 liqenet që ka në cdo zonë por ky zbulim pritet të sjellë një tjetër risi të turizmit, taë historik dhe arkeologjik.