Fantastike! Shqiptarët dhurojnë pica dhe lule për mjekët në Britani (FOTO)

30

Mjekët janë ata që po punojnë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Pa padyshim të gjithë solidarizohen me punën e tyre në luftën me virusin vdekjeprurës. Të tillë janë edhe dy shqiptarët në Londër, të cilët kanë gjetur një mënyrë tjetër falenderimi për bluzat e bardha, duke i habitur dhe emocionuar ata.

Diamand Hidri, i cili drejton një Studio Ligjore shqiptare në Londër, si dhe çifti Lana dhe Qemal Visha, që drejtojnë një sallon bukurie, së bashku me stafet e tyre respektive kanë qenë ditën e djeshme në dy spitale në Londër, ku i kanë dhuruar personelit mjekësor tufa me lule dhe një numër të konsiderueshëm picash. Ky gjest human i shqiptarëve për sakrificën që ata po bëjnë, padyshim i ka habitur mjekët. Madje, për tu dhënë zemër, për t’u treguar se janë me ta, çdo të enjte në orën 18:00 miliona njerëz në Britaninë e Madhe dalin në dritare apo para shtëpive të tyre për të duartrokitur për punën që po bëjnë mjekët për të luftuar koronavirusin.