Fantastike! Togeri i FA, del oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA

58

Një lajm fantastik vjen nga Forcat e Armatosura shqiptare, ku djemtë e kësaj strukture kanë triumfuar në SHBA.

Togeri i Forcave të Armatosura, Bledar Ndoja renditet i pari, si oficeri më i mirë ndërkombëtar në përfundim të Kursit të Kapitenit të Karrierës në Fort Benning të SHBA, përkrah 142 kolegëve nga e gjithë bota.

Bashkë me Bledarin, pjesë e kursit 6 mujor ishte edhe toger Dritan Çela për të cilin vlerësimet ishin gjithashtu maksimale.

Investimi në arsimimin e ushtarakëve të rinj në akademitë më të mira në botë garanton një të ardhme më të mirë për Forcat tona të Armatosura.