Farat me fuqitë e veta shëruese

1

Farat përmbajnë përqindje të madhe albuminash, mineralesh dhe vitaminash, enzimash, yndyrash dhe hidrokarburesh.

Në farë janë të përqendruara të gjithë përbërësit ushqyes, të cilët i janë të domosdoshëm bimës për rritje dhe zhvillim, andaj edhe janë shumë të pasura me energji dhe posaçërisht rekomandohen te tensionet mendore dhe përdorimi i kompjuterit, gjithashtu u rekomandohen edhe nxënësve dhe studentëve edhe me rastin e aktiviteteve të jashtëzakonshme intelektuale.

Farat përmbajnë përqindje të lartë fosfori, madje 20 herë më shumë se mishi i peshkut.

Arra ka prejardhje nga Mesdheu. Bërthama përmban 55 – 65 për qind vaj, 15 për qind albumina, 15 për qind hidrokarbure. Është e pasur me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitamina B dhe C.

Cilësitë shëruese të arrës: Fryti i papjekur është posaçërisht i pasur me vitaminën C, ndërkaq fleta përdoret për përgatitjen e çajeve shëruese. Arra pastron gjakun, shëron sëmundjet e mushkërive, inflamacionin e mukozës së syve, eliminon parazitët e zorrëve, forcon të parët.

Lajthia, pos arrës, është artikulli më i vlefshëm energjik. Bërthama përmban 60 për qind vaj, 15 për qind albumina, 10 për qind hidrokarbure, 4 mg hekur, kalium, kalcium, vitamina B dhe E.

Cilësitë shëruese të lajthisë: është e mirë kundër verdhëzës, venave të zgjeruara, inflamacionit të mushkërive, tensionit të ulët të gjakut, diarresë, hemorroideve, për nxjerrjen e helmeve nga organizmi. Resat e lajthisë përdoren për përgatitjen e çajeve shëruese. Edhe tensioni i ulët i gjakut mund të jetë i rrezikshëm: Këta janë shkaktarët dhe simptomat kryesore!

Bajamet kanë prejardhjen nga Azia. Në 100 g bademe ka 20 për qind albumina, 50 për qind lipide, 17 për qind glicide, pastaj kalium, fosfor, kalcium, hekur, vitaminë B3.

Cilësitë shëruese të bajameve: kundër të thatit në lukth, djegësirës, lodhjes nervore, sëmundjeve të zorrëve, kolesterinës, sëmundjeve të zemrës, për normalizim të shtypjes së gjakut. Përdoret mjaft edhe në kozmetikë dhe në industri farmaceutike.

Farat e kungullit përmban 40 për qind albumina, thartira yndyrore të pangopura 40 për qind, kalcium, fosfor, hekur, pektine, linoleine (vaj përmban 45 për qind), thartirë oleine dhe stearine, 90 mg vitaminë E.

Cilësitë shëruese të farës së kungullit: shëron prostatën, avancon tajitje të rregullt të hormoneve, antioksidant, në popull përdoret për eliminimin e lëvrizave. Lëvoren e gjelbër në të errët nuk duhet hedhur, sepse është shumë shëruese.

Fara Chia është superushqimi i fundit për të cilën të gjithë flasin! Është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Cilësitë shëruese të farave Chia: janë të shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcojnë organizmin dhe ndikojnë pozitivisht në organet e tretjes.

Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

/lajmifundit.al