“Farma Sotira” një histori suksesi në agroturizëm

261

Pas 20 vitesh punë, lodhje, sakrificë e durim, Toni dhe Jonida, dy njerëzit që kanë ndërtuar një mrekulli në mes të hiçit, ia kanë dalë të realizojnë ëndrrën e tyre.

“Farma Sotira” në Leskovik ka marrë më në fund certifikatën e agroturizmit.

Toni dhe Jonida, dy të rinj të arsimuar, punëtorë e plot ëndrra, u njohën në Greqi. Të dashuruar, vendosën të braktisin shtetin fqinj për të ndërtuar të ardhmen e tyre pikërisht në majë të Leskovikut.

Pa të ardhura të mjaftueshme por me dashurinë e madhe për njëri-tjetrin, ata nisën gjithçka nga zero dhe sot ia kanë dalë të ndërtojnë një nga fermat më të frekuentuara në vend, destinacioni i parë i turistëve.