Fatimja bashkë me familjen e saj kanë hapur këtë vit fabrikën e ullirit “Vëllezërit Hysaj”, duke kthyer pasionin për bujqësinë në një mundësi të re ekonomike për zonën.
Sezoni ka qenë i mbarë, jo vetëm nga përpunimi i vajit të ullirit që vjen nga 1200 rrënjë ulliri që zotërojnë, por edhe nga bashkëpunimi me fermerët e tjerë të zonës, duke përpunuar ullinjtë e tyre.
Së shpejti synojnë të jenë të pranishëm në tregun vendas dhe më pas të çojnë produktet “Made in Albania”🇦🇱 në tregun ndërkombëtar.