FedEx, robot për dërgesat

82

Kompania FedEx ka prezantuar FedEx SameDay Bot një pajisje që bën dërgesa me përmasa dhe distanca të vogla.

Ajo funksionon me bateri, të cilat kanë një fuqi prej 10 mph dhe arrin të shmangë këmbësorët e trafikun përmes një sensori LIDAR, të ngjashëm me atë që përdoret në makinat pa shoferë dhe kamerat e thjeshta.

Kabina lëvizëse di si t’u shmanget pengesave, të ruajë drejtimin e saj dhe të zbatojë tabelat rrugore.

FedEx shpreson që në vazhdim roboti të shpërndajë në 1,900 qytetet që ofrojnë shërbim FedEx.