Fëmijët e kopshteve realizojnë hartën e Shqipërisë me materiale të riciklueshme

927

Harta e Shqipërisë me materiale të riciklueshme është projekti i radhës i disa fëmijëve 5-vjeçarë në një kopësht të Tiranës.

E konceptuar si një mënyrë për t’u njohur me hartën dhe gjeografinë e vendit, ky projekt u realizua nga fëmijët e kopshtit numër 8 në Tiranë, nën kujdesin e edukatoreve të tyre, Aida Rapi dhe Vjola Joti.

Duke u argëtuar dhe mësuar njëkohësisht, për realizimin e kësaj harte me përmasa 120 me 80 cm, vogëlushët përdorën letra me ngjyra të ndryshme, të cilat i përshtatën sipas kufijve të Shqipërisë.