Fëmijët festojnë 1 Qershorin në hapësirat e transformuara argëtuese te parku Rinia

51

Parku Rinia i transformuar ka mirëpritur sot në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese.

Ky park u kthye sot në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë që fëmijët lodrojnë në këndet e lojërave të përshtatura për mosha të ndryshme.

Animatorët sollën personazhe të përrallave për ta dhe kërcime për të vegjlit. Fëmijët u argëtuan në këndet e lojërave dhe ajo që binte në sy ishte buzëqeshja dhe lumturia që reflektohej në fytyrat e tyre.

Krahas fëmijëve, edhe prindërit kanë shijuar momente të festës me fëmijët e tyre si dhe  mjediset çlodhëse.