Fëmijët me përkujdesje sociale, vizita e syze falas

154

Pas gjyshërve në Shtëpitë e të Moshuarve, tashmë edhe fëmijët e institucioneve të përkujdesit përfitojnë nga vizita mjekësore dhe syze falas

Në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë u kryen vizita të specializuara për 45 fëmijë dhe u pajisën me syze fëmijët që u diagnostikuan me probleme të shikimit.

Nisma për shërbimin e plotë okulistik falas do të vijojë në çdo institucion të përkujdesit social.