29-vjeçarja Ocasio është një fenomen. Pas Trump, është politikania më e përfolur në Amerikë. Ish-kamerierja me origjinë hispanike, ( e diplomuar ne Boston) vjen në një profil nga TIME. Që nga kërcënimet se duan ta vrasin, deri tek buzëkuqi i kuq Beso by Stila që mbaron sa del në dyqan dhe online dhe tek ëndrra e saj më e madhe.
Çdo 10 minuta apo më shumë, dikush troket në derën e madhe prej druri të zyrës së Alexandria Ocasio-Cortez në Capitol Hill. Zhurma bën që stafi të ngurtësohet. Është pothuajse gjithmonë një fans i padëmshëm, një nga dhjetëra që mbërrijnë çdo ditë, duke lënë shënime. Por në tre muajt e parë të saj në Kongres, ndihmësit thonë se mjaft njerëz kanë kërcënuar të vrasin Ocasio-Cortez dhe se policia ka trajnuar stafin e saj për të kryer vlerësimet e rrezikut të vizitorëve të saj.
“Gruaja e çuditshme” nga njëra anë, “shtriga e keqe” nga ana tjetër, Ocasio-Cortez është bërë politikania e dytë më përfolur në Amerikë, pas Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Që prej mposhtjes së Joe Crowley, për të përfaqësuar distriktin e 14-të të Nju Jorkut qershorin e kaluar, ish-baristi 29-vjeçar ka bërë presion ndaj kandidatëve presidencialë të vitit 2020 për të mbështetur Green New Deal-in e saj.
Asnjë ligjvënës, nuk i ka përkthyer kaq pak vota, në kaq shumë kapital politik dhe social aq shpejt. Twitter-i i saj është rritur nga rreth 49,000 verën e kaluar në më shumë se 3.5 milionë. Mijëra njerëz shohin çdo gjë që ajo hedh në Instagram Live. Menjëherë pasi ajo poston emrin e nënshkrimit buzëkuqi i kuq Beso by Stila, ai shitet direkt online.
“Mua më mungon të jesh në gjendje të dalësh jashtë e djersitur”, thotë ajo, e ulur në një karrige me lëkure të zezë, pas një dite të gjatë të seancave të nënkomisionit. Ajo është shumë më e vogël sesa duket në TV. “Nuk mund të shkoj kudo në publik dhe thjesht të jem një person dosido, pasi shumë njerëz shikojnë gjithçka që bëj”.
Ocasio-Cortez paraqet një vizion të së ardhmes së Partisë Demokratike. Ajo është një grua e re hispanike. Ajo është një demokratike socialiste, në një kohë kur besimi në kapitalizmin është në rënie, veçanërisht midis mijëvjeçarëve progresivë. Çështjet për të cilat ajo konkurroi: premtoi të punonte për shpërbërjen e ICE – agjencisë përgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në kufi – shërbim mjekësor falas për të gjithë, dhe kolegje publike falas.
Ajo është një fenomen politik: aktiviste e pjesshmë, ligjvënëse e pjesshme, ndoshta tregimtarja më i mirë në parti, që nga Barack Obama, dhe ndoshta e vetmja demokrate tani, me fuqinë për të sfiduar presidentin Donald Trump.
Gruaja që të gjithë e quajnë AOC, është sa një shejtane nga njëra anë, aq edhe një heroinë nga ana tjetër. Opinioni publik i Ocasio-Cortez është përkeqësuar ndërsa ajo bëhet më e njohur. Sipas një sondazhi të Gallup të kryer në shkurt, 31% e amerikanëve në përgjithësi kanë një përshtypje të favorshme për të, kundrejt 41% të pafavorshme. I njëjti sondazh gjeti se popullariteti i saj ishte rritur tek demokratët dhe njerëzit me ngjyrë.
Propozimi i saj i “Green New Deal” ka nxitur debatete, por nuk ka pothuajse asnjë shans për t’u bërë ligj së shpejti. Shumë Demokratë të Dhomës nuk e durojnë famën e saj. Privatisht, disa pranojnë se kanë pak frikë nga ajo. Kjo për shkak se Ocasio-Cortez kërcënon status quon-e, duke sjellë një padurim rinor ndaj një sërë politikash të popullarizuara nga fushata e Bernie Sandersit në 2016, shërbim mjekësor falas për të gjithë, dhe kolegje publike falas. Ashtu si Sanders, ajo duket më e shqetësuar me lëvizjet sesa zgjedhjet; ajo nuk flet për vende në senat dhe vota, por për të fituar zemrat dhe mendjet. Politika e saj është politika e mundësive.
“Legjislacioni në fakt merr edhe pesë vjet nga tani”, thotë ajo. “Pra, çdo gjë që kemi prezantuar duhet të ketë vitin 2025 ose fëmijët tanë në mendje.”
Ajo nuk po mendon se si ta mbajë shumicën demokrate edhe për dy vjet; ajo po mendon se si të përcaktojë axhendën për dy dekadat e ardhshme. Është një ndryshim i madh në një parti që kaloi 10 vitet e fundit pas udhëheqësve si Obama dhe Hillary Clinton. Nuk është vetëm se Ocasio-Cortez po shtyn për politika më progresive. Ajo e riformulon ndarjen mes majtas dhe qendrës si një tërheqje e luftës midis të kaluarës së partisë dhe të ardhmes së saj.
“Ka gjithmonë diskutim rreth ndarjes brenda Partisë Demokratike, dallimet ideologjike“, thotë ajo në zyrën e saj. “Por unë në fakt mendoj se ata janë dallimet e gjeneratave. Sepse Amerika në të cilën ne u rritëm nuk është aspak si Amerika ku u rriten prindërit ose gjyshërit tanë”
Ka një fotografi të Wonder Woman që e vendos në një cep të zyrës dhe një prerje gjigante të fytyrës së Cardi B. Në tavolinën e saj gjen fletë të shkruara me dore . (“Do jem një vajzë e keqe”, shkruan ajo me laps.) Më shumë se 40 milionë njerëz e shikuan një klip ku ajo pyeste qeverinë për ligjet për fushatën e financimit.
Ocasio-Cortez ka lindur në vitin 1989, disa javë para se të rrëzohej Muri i Berlinit. George H.W. Bush ishte në vitin e tij të parë si President, Nancy Pelosi sapo kishte hyrë në Kongres, Sanders kishte humbur tashmë dy gara Senati, dhe Joe Biden ishte në përpjekjet e tij të para presidenciale. Ajo bëri shkollën fillore gjatë prosperitetit financiar të viteve 1990, duke ngrënë “Dunkaroon”.
“Një brez i tërë, i cili tani po bëhet një nga elektoratet më të mëdha në Amerikë, u rrit dhe kurrë nuk pa prosperitet amerikan”, thotë ajo.
“Unë kurrë nuk e kam parë atë, ose e kam përjetuar atë, me të vërtetë, në jetën time të rritur”.
Ajo u lind në një familje të klasës punëtore në Parkchester të Bronksit. Babai i saj zotëronte një kompani të vogël arkitekturë; nëna e saj, e lindur në Porto Riko, pastronte shtëpitë. Familja u transferua në rrethinën e begatë të Westchester County të Yorktown Heights kur ishte rreth 5 vjeç, në mënyrë që ajo dhe vëllai i saj të mund të shkonin në shkolla më të mira, por ata u kthyen shpesh për të parë pjesën tjetër të familjes së tyre. Ajo shpesh u bashkua me nënën e saj për të pastruar shtëpitë e fqinjëve dhe ajo shkroi esenë e aplikimit të kolegjit duke ndihmuar një njeri që e kishte humbur gruan e vet, duke pastruar frigoriferin e tij. Ajo mori hua studentore për t’u regjistruar në Universitetin e Bostonit, dhe u diplomua në vitin 2011 me diplomë në ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Kur Ocasio-Cortez ishte adoleshente, babai i saj u diagnostikua me kancer të mushkërive. Pak para se të kthehej në Boston për vitin e saj të dytë, ajo shkoi ta takonte në spital. “Nuk e dija se do të ishte hera e fundit që bisedova me babanë tim“, thotë ajo. “Thashë lamtumirë, por unë mendoj se ai e dinte, dhe e dija. Dhe kështu fillova të largohem, dhe ai doli tek dera dhe më tha: “Hej, më bëj krenar”.
Ai vdiq rreth një javë më vonë, në vjeshtën e vitit 2008. Vdekja e tij e zhyti familjen në telashe. Pas diplomimit, Ocasio-Cortez u kthye në Bronx për të punuar në një organizatë jofitimprurëse arsimore. Ashtu si 44 milionë amerikanë të tjerë, ajo kishte një borxh studentor: rreth 25 mijë dollarë, që do të thotë 300 dollarë në muaj pagesa.
“Ne kemi një gjeneratë të tërë që po vonon ose heq dorë nga blerja e shtëpive”, thotë ajo. “Ekonomia jonë gjithë po ngadalësohet për shkak të krizës së kredive studentore “.
Ocasio-Cortez e kishte marrë shijen e saj të parë të politikës gjatë kolegjit, si një praktikante në zyrën e Senatorit Massachusetts, Ted Kennedy. Kur Bernie Sanders nisi fushatën e tij të vitit 2016, ajo u angazhua plotësisht. Ajo troket në dyert e qytetarëve si vullanetare për fushatën e tij nëpër Bronks dhe Queens.
Kur Trump fitoi, Ocasio-Cortez u trondit, por nuk u habit. Në javët pas zgjedhjeve, ajo dhe miqtë e saj u morën një makinë Subaru të vitit 1998 dhe u nisën nga New York City në Standing Rock Indian Reservation. Ky udhëtim ishte “transformues” për Ocasio-Cortez. Ajo kishte ndihmuar një komunitet të luftojë ndërtimin e një tubacioni masiv të mbështetur nga qeveria. Udhëtimi e ndihmoi ate të “lidhë shumë pika të ndryshme” rreth asaj se si mjedisi i ndikon të gjithë, pa marrë parasysh se ku jetoni.
Pastaj, ndërsa ajo po kthehej në Nju Jork, ajo mori një telefonatë që ajo kurrë nuk priste. Dikush dëshironte që ajo të garonte për në Kongres. Sapo u bë e qartë se Sanders nuk do të nominohej, disa prej ish-stafit të tij, formuan një grup të quajtur Kongresi Brand New. Qëllimi ishte rekrutimi i progresistëve, të cilët nuk ishin burra të bardhë të pasur dhe të lidhur mirë për të kandiduar për Dhomën dhe Senatin, në mënyrë që një President i ardhshëm progresist të ketë aleatë në legjislaturë. Saikat Chakrabarti, tani shefi i shtabit të Ocasio-Cortez dhe Corbin Trent, tani drejtori i saj i komunikimit, filluan të kërkojnë emra të udhëheqësve të klasave të punës që mund të jenë të gatshëm për të kandiduar. Në fund, ata morën rreth 11,000 nominime nga mbarë vendi.
“Të gjithë thonin ‘Ajo është me të vërtetë bukur, por ndoshta herën tjetër’“, kujton Ocasio-Cortez.
Të rinjtë amerikanë janë tërhequr gjithnjë e më shumë nga socializmi demokratik, i cili synon të ndërtojë një rrjet më të fortë të sigurisë sociale përmes zgjedhjeve demokratike. Pas rritjes së Sanders në zgjedhjet demokratike të vitit 2016, anëtarësimi në Democratic Socialists of America (DSA) u rrit nga më pak se 10,000 anëtarë në fillim të 2016-ës në më shumë se 55,000 deri më 2019. Një anketë e Harvardit 2018 zbuloi se 39% e të rinjve amerikanë favorizojnë socializmin demokratik , dhe madje edhe amerikanët e rinj që nuk identifikohen me lëvizjen, mbizotërojnë në mbështetje të ideve si shërbimi shëndetësor falas, kolegji publik pa pagesë etj.
Ocasio-Cortez përfaqëson një bashkim të lëvizjes dhe politikës elektorale që nuk e ka lidhje me pjesën tjetër të partisë. Kur shkon në takime në lagjen e saj, Ocasio-Cortez mban shënime te një bllok, sikur ndodhet ende në shkollë. Sapo ajo fillon të flasë, dhoma ndryshon gjendje, pasi njerëzit nisin të brohorasin dhe të duartrokasin. Madje ka nga ata që i kërkojnë ta përqafojnë dhe të bëjnë “selfie”. Një tjetër detaj që do të dalloni është që këpucët janë një numër më i madh, në mënyrë që mos t’i lëndojnë këmbën, pasi ka rrugë për të bërë. “Ajo është e qetë si një miushe në mbledhje”, thotë një burim nga kongresi. Por ajo merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga kolegët.
“Unë mendoj se ka shumë njerëz më të shqetësuar për saktësinë, faktikisht dhe semantikisht, se sa për të qenë moralisht e drejtë”, tha ajo për Anderson Cooper të CNN. Si një aktiviste, Ocasio-Cortez fokusohet më shumë në imperativat morale sesa në fitimet e politikës shtesë.
“Unë nuk mendoj se ne mund të bëjmë kompromis për kalimin në 100% energji të rinovueshme. Ne nuk mund të bëjmë kompromis në shpëtimin e planetit tonë. Ne nuk mund të bëjmë kompromis në shpëtimin e fëmijëve,“thotë ajo. “Ne duhet t’i bëjmë këto gjëra. Nëse duam t’i bëjmë ato në mënyra të ndryshme, kjo është mirë. Por ne nuk mund t’i bëjmë ato. “
Pra, vlerësimi i suksesit të Ocasio-Cortez varet nga koha në të cilën ajo gjykohet. A do të ndihmojë ajo për të ofruar shërbim shëndetësor falas dhe një marrëveshje të re të gjelbër në dy vitet e ardhshme? Jo. Por, duke pasur debat tashmë është duke bërë një. “Mendoj se kam ndryshuar mendjen time. Sepse mendoj se ndryshimi është shumë më afër sesa mendojmë”./Përktheu Alfons Çupaj/ Tiranapost/