Besimtaret e krishterë sot festojnë Shën Kollin. Me këtë rast, u soll në vëmendje një nga objektet më të rëndësishme të kultit në vendin tonë, Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.
Monument Kulture (Kategoria I), kjo faltore mbart vlera të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore. E ndërtuar në shekullin XIV, me përmasa 17 x 8 metra, katedralja ruan ende gjurmët e afreskeve të lashta, mes të cilave spikat imazhi i Shën Nikollës, mbrojtësit të besimtarëve.
Përveçse një simbol i fesë, ky objekt fetar është i lidhur ngushtë me historinë e kombit tonë. Pikërisht këtu, më 17 janar 1468, u varros heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e kthyer këtë vend në një pikë të rëndësishme pelegrinazhi dhe kujtese kombëtare.
Sot, Katedralja e Shën Nikollit qëndron si një dëshmi e identitetit tonë, duke bashkuar traditën fetare dhe historinë kombëtare.
Referenca: ata.gov.al