Festat e fundvitit, rreth 3 mijë udhëtarë ditët e fundit në portin e Vlorës

3

Këtë javë në portin e Vlorës është shënuar një fluks i lartë udhëtarësh me rastin e festave të fundvitit.

Kapiteneria e portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në që prej ditës së diel e deri sot në port kanë mbërritur me traget rreth 3 mijë udhëtarë dhe rreth 603 automjete.

Sipas kapitenerisë, vetëm në 24 dhjetor me rastin e Krishtlindjes kanë hyrë në port 1014 pasagjerë dhe 193 automjete

“Për përpunimin e udhëtarëve janë 4 sportele dhe fluksi u përballua pa probleme duke mos krijuar radhë”, tha Kapiteneria e Portit të Vlorës.

Në prag të festave ka një numër më të madh të udhëtarëve, që vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Ky është fluksi më i madh i udhëtarëve që nga koha e sezonit veror.

Porti i Vlorës është i dyti në vend për nga madhësia, pas atij të Durrësit.

Referenca: ata.gov.al