Festat e Fundvitit/ Siguria ushqimore, bllokohen mbi 300 tonë ushqime

23

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve, gjatë periudhës 13-19 dhjetor ka realizuar 2283 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

AKU bën të ditur se nga totali inspektimet, 770 kontrolle janë kryer në terren: 498 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 272 inspektime të paprogramuara, si dhe janë marrë në total 144 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 273 tregues analitik, nga të cilat 3 analiza kanë rezultuar jokonform ligjit të ushqimit.

Ndërsa në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1513 ngarkesa me produkte ushqimore, duke marrë 53 mostra për analiza laboratorike, të cilat kanë rezultuar konform ligjit.

Nga kontrollet e realizuar janë vendosur: 255 masa administrative “Paralajmërim”; 7 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,300,000 lekë; masë administrative “Bllokim produkti” për 58.119 ton produkte ushqimore; masë administrative “Asgjësim produkti” për 385.988 ton produkte ushqimore;

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, Numrit Jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.