Festë në Maliq, vizitorët “shijojnë” Panairin e Ëmbëlsirave

120

Në një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 11-in vit radhazi panairi i ëmbëlsirave.

Kësaj feste i janë bashkuar shumë vizitorë, të cilët kanë shijuar prodhimet e ndryshme në sheshin e qytetit.

Festa është shoqëruar edhe këngë e valle popullore.

Në këtë qytet ka prejardhjen dhe prodhimi i sheqerit ndaj banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë e bukur, e cila promovon larminë e gatimeve të ëmbla.