Festë në Tiranë/ ‘Tetori Gjerman’, sjell letërsi, filma, teatër, muzikë, vallëzim…

188

Nis Tetori Gjerman. I vetmi muaj në Tiranë prej 12 vitesh që ka veprimtaritë më të dendura kulturore. Të përditshme. Këtë vit me moton: “Frymëzuar nga njerëzit” programi do të përmbajë jo vetëm letërsi, filma, teatër, muzikë dhe vallëzim, por edhe kulinari të mjeshtrave gjermanë por edhe atyre shqiptarë së bashku, si edhe diskutime e ëorkshope. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të Shqipërisë si Korca, Elbasani, Vlora, Shkodra, Pogradeci, që Ambasada Gjermane ka bërë të ditur për publikun e gjerë.

“Të frymëzojmë njerëzit”. Kjo moto e politikës së jashtme gjermane për çeshtje të kulturës dhe arsimit do të jetë këtë herë lajtmotivi i këtij edicioni të Tetorit Gjerman e do të thotë:

Duam të bëjmë bashkë shqiptarë e gjermanë, që të nxisim dialogun, ndoshta dhe të mësojmë prej njëri-tjetrit, të përkufizojmë në shfaqje teatrale rolin e burrit dhe gruas në shoqëri, si mund të demaskojmë Fake News, do të sjellim bukuritë e sonatave për violinçel, duam të rrëmbejmë ju e fëmijët tuaj në aventura brenda ekraneve të kinemasë e t’ju prezantojmë skenën e subkulturës berlineze të viteve 80-të.

“Këtë vit kemi futur edhe Slow Food, ku shefi shqiptar i kuzhinës Bledar Kola do të gatuajë me kuzhinieren gjermane të Slow Food-it, Luba Lubke, ndërsa një Work Shop për kuzhinën do të zhvillohet në shkollën profesionale të kuzhinës në Kamzë.

Do të kemi lexim letrar me shkrimtaren Sandra Hoffman, performancë dhe diskutime në diten ndërkombëtare të vajzave për pozicionin e tyre mes traditës dhe modernitetit, ku këngëtarja Andrra, emri artistik i Fatime Kosumit do të performojë me këngë se si vajzat në shoqëri patriarkale martohen të vogla ndërsa aty do të diskutojë edhe studiuesja për cështjet gjinore Delina Binaj.

Do të kemi shfaqjen teatrale “Jam burrë në kërkim të burrit të vërtetë”, nga artistja gjermane Katarina Mashenka Horn dhe artistja shqiptare Ema Andrea, për t’u ballafaquar me modelin e burrave klishe e shumë shfaqje të tjera.

Nuk do të mungojë as Festa e Birrës në këtë tetor gjerman, -na thotë një nga organizatorët.