Festivali Alternativ në Podgoricë, Ema Andrea shpallet aktorja më e mirë

448

Ema Andrea është shpallur në mënyrë unanime nga juria e FIAT Festivalit Internacional Alternativ të Teatrove si aktorja më e mirë, me interpretimin e rolit të nënës, tek vepra “Nëna dhe fëmija” nën regjinë e Dino Mustafiq.

Andrea ka shkëlqyer në interpretimin e veprës së Jon Fosse. Kjo vepër në këtë festival është vlerësuar me dy çmime, pasi Dino Mustafiq është vlerësuar me çmimin si regjisori më i mirë.

Andrea është vlerësuar për interpretimin e fuqishëm jo vetëm përmes zërit por edhe trupit, duke u mishëruar në rolin tronditës të nenës. Vepra u vu në skenë në Tiranë muaj më parë në Tulla Center.