Festivali “Aventura e fundit e Europës”, aktivitete e sporte në natyrë gjatë fundjavës në Përmet

11

Festivali “Aventura e fundit e Europës” do të zbresë këtë fundjavë në qytetin e Përmetit, ku pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh e sporte në natyrë.

Edhe këtë fundjavë, shihemi në Përmetin e ëmbël plot aktivitete e sporte në natyrë që i sjell “The Last Adventure of Europe”. Doni ngjitje, shtigje me biçikletë, eksplorim të natyrës, muzikë, lojëra për fëmijë, koncert, argëtim dhe “Kampionatin Kombëtar të Rafting” në Vjosë?.

Gjatë tri ditëve në Përmet do të zhvillohen aktivitete sportive të ndryshime si rafting, ngjitje, shtigje me biçikletë, eksplorim të natyrës, muzikë, lojëra për fëmijë, koncert, argëtim, aktivitete ndërgjegjësuese rreth Vjosës dhe “Kampionatin Kombëtar të Rafting” në Vjosë.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bankës Botërore, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Përmet.

Përmeti vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të turistëve të shumtë vendas e të huaj, të cilët  shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë natyror.

/ata.gov.al