Festivali i dritave dhe koncert, ja surprizat që ju presin nesër në Tiranë

149

Për herë të parë në Tiranë vjen “Kuju Light Festival”, një hapësirë artistike bashkëkohore ku më shumë se 15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës në 29 dhe 30 Dhjetor 2018, prej orës 18:00 deri në mesnatë.

Festivali i dritave përfshin video–maping, laser show si dhe instalacione që krijojnë interaktivitet me publikun, duke pasur aksesin për të pikturuar live në godina etj.

Por, spektakli nuk mbyllet me kaq. Muzikantët më të mirë të momentit si Alban Nimani, Dren Abazi, Amer Doux, Artil, Altin Boshnjaku, Chapi, Ledio Ciko, Mr Cool, do të performojnë live për publikun kryeqytetas, e jo vetëm.