“Festivali i Inovacionit”, mbi 300 kompani nga rajoni vijnë në Tiranë

263

Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up-eve, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetikë dhe telekomunikacio

Për herë të parë në Tiranë u mbajt “Festivali i Inovacionit”, që synon të nxisë ofrimin e ideve inovatore të kompanive të reja/Start-up në një format të vetëm dhe konkurrues, por dhe të investitorëve potencialë.

Gjithashtu, pritet të fillojnë së shpejti, transformimi i Piramidës në një nga qendrat më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë, artit e kulturës, në rajon.

Piramida do kthehet në një shkollë alternative për 5 mijë të rinj çdo muaj, të cilët do të mësojnë teknologji informacioni.