Festivali i Muzikës së Vjetër “ Vox Baroque ”

297

big_poster_festivali_baroque-page-001

Festivali i Muzikës së vjetër “Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri. Ky festival i kushtohet tërësisht repertorit barok. Përhapja e kësaj muzike të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndveshtrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, janë qellimi  për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm.

Hapja këtë vit e festivalit do të zhvillohet në qytetin e Korçës në një nga oborret e Pazarit të Vjetër, së fundmi i restauruar. Kryeqyteti do të presë muzikantët në hapësiren e Hotel Dajtit duke u pasuar në ditët në vijim me një koncert- leksion i cili do të mbahet në Universitetin e Arteve mes studentëve e pedagogëve për të afruar kësisoj akoma më tepër këta të fundit me tingujt e muzikës baroke përmes shpjegimit të stilit dhe veçorive specifike që ajo mbart.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës, dhe do te mbahet nga data 2 – 11 korrik 2016, Korçë, Tiranë, Karavasta, Berat.