Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, nis sonte edicioni i 17-të

101

Çelet sonte edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë Festival vijnë nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi.

Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të këtyre vendeve do të jetë pjesë e programit të festivalit.

Në këtë edicion do të marrin pjesë edhe dy të ftuar specialë, tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuosi i violinës, fituesin e disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha.