Festivali “Talia e Flakës 2019”, nderohet me dy çmime drama shqiptare “Kreolët e Ballkanit”

102

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me dramën shqiptare “Kreolët e Ballkanit” u përfaqësua në festivalin “Talia e Flakës 2019” që po zhvillohet në qytetin e Gjilanit në Kosovë, mbrëmjen e djeshme.

“Kreolet e Ballkanit” u nderua me dy çmime në festivalin “Talia e Flakës 2019” në Gjilan. “Drama më e mirë origjinale” shkoi per autorin dhe regjisorin Enver Petrovci dhe “Çmimi special i jurisë fryma e re për brezin e ri” shkoi për aktoren Vanesa Petrovci.

Kjo dramë e shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci erdhi nën interpretimin e aktorëve  Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci.

Drama është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë.