Festivalit Folklorik Kombëtar, Kavaja mikpriti 300 artistë

120

Qyteti i Kavajës, për dy netë me radhë, mikpriti edicionin e parë të Festivalit Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore-Artistike, një aktivitet ky që në thelb kishte promovimin e folklorit burimor.

Në këtë festival morën pjesë shoqata të ndryshme kulturore-artistike nga Berati, Gjirokastra, Belshi, Hasi, Fier-Shegani, Burreli, Lezha, Vlora, Gramshi, Shkodra dhe, padyshim, edhe Shoqata Kulturore-Artistike e Kavajës. Ndërkohë, pjesë e aktivitetit ishin edhe grupet folklorike nga Ulqini, Tuzi dhe Gjilani.

Këto 300 artistë, janë bartës të folkorit nga zonat që përfaqësojnë të cilët mbajnë gjallë stilin e të kënduarit sipas traditës popullore, vallet e bukura e të larmishme, dhe lojën në instrumentet popullore.

Gjatë këtij festivali u organizua panair i kulinarisë vendase, një ekspozitë pikture dhe libri, si një mënyrë shumë e mirë kjo për të promovuar gjithë traditën kavajase.

Në përfundim të këtij festivali u dhanë dhe çmime për grupet pjesëmarrëse:

1. Çmimi i Parë – Shoqata Kulturore “Çipini”
2. Çmimi i Dytë – Shoqata Kulturore “Besa”
si dhe Shoqata Kulturore “Çeta e Profetëve”
3. Çmimi i Tretë – Shoqata Kulturore “ Kastriotët”
4. Çmimi për këngëtarin më të mirë: Gofile Papleka
dhe grupi i grave Shoqata “Qyprëllinjtë”
5. Valltarët më të mirë – Shoqata Kulturore “Vaçe Zela”
6. Instrumentisti më i mirë – Fyelltari Vendim Kapaj
7. Çmimi i Karrierës “Lunxhëria”
8. Çmimi Inkurajues Orkestrina e Matit nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh Imerr Nelaj.