Festohet dita e Shën Marisë së Kremesovës, pelegrinazh në Piqeras

37

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë. Ajo kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria i’u bashkua të birit të saj.

Manastiri i Kremesovës (Shën Mëria e Kremesovës) ndodhet në kodrën përmbi fshatin Piqeras, ku dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit, Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë.

Manastiri i Shën-Mërisë së Kremesovës është ndërtuar në vitin 1762. Kisha brenda Manastirit përbën anën kompozicionale më të rëndësishme të këtij objekti i cili është shpallur “Monument Kulture” që në 1970.

Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe përcjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.

/ata.gov.al