Fier, aktivitet sensibilizues në Ditën Botërore të Përsonave me Aftësi të Kufizuara

383

“Thyeni barrierat, hapni dyert për një shoqëri gjithpërfshirëse”, me këtë mesazh Bashkia Fier, nëpërmjet qendrës “Horizont” ka organizuar sot një aktivitet sensibilizues në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara. Aktiviteti nisi me një paradë të fëmijëve, prindërve dhe stafit të kësaj qendre, përfshirë dhe qytetarë të ndryshëm që iu bashkuan kësaj nisme.

Fëmijët dhe të rinjtë e kësaj qendre, nëpërmjet një pantonimi treguan edhe njëherë që janë pjesë e shoqërisë dhe që dinë të lënë gjurmë, si cdokush tjetër.
Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore.

15219467_1074655239312386_2214428644213534020_n 15349681_1074655382645705_2991889082340579975_n 15202746_1074655925978984_654118504000871143_n15319023_1074655742645669_5416068858225817488_n